Sport
Sipas kompanive të basteve, Greqia favorite e madhe përballë Kosovës
Demokracia
16:20 | 11 Nëntor 2021

Share:

Dardanët të dielën do të zbarkojnë në Athinë për ndeshjen e fundit për këtë vit, ku do të ballafaqohen me Greqinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Kosova që ka vetëm një fitore në Grup, me Greqinë synojnë një rezultat pozitiv në mënyrë që misionin  Ligës së Kampionëve vitin e ardhshëm ta nisin më moral me të lartë.

Megjithatë, sipas kompanive të basteve, Kosova ka pak gjasa për fitore.

1.67 është fitorja e kombëtares helene, ndërsa ajo e Kosovës 5.75, barazimi është 3.75.

Ndeshja Greqi – Kosova luhet të dielën nga ora 20:45. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme