Lajme
Sipas informacioneve të Milaim Zekës, 2000 shtetas serbë janë larguar nga veriu
Demokracia
19:12 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, në një prononcim për Euronews Albania, ka thënë se ka informacione se për shkak të tensioneve në veri të Mitrovicës, janë evakuuar rreth 2000 qytetarë serb nga kjo pjesë.

Sipas Zekës, ndërtesat që njihen si “Tre Rokaqejt”, janë zbrazur nga banorët serb.

“Në pjesën veriore, të banuara me shqiptarë dhe me serbë, tani këto tri ndërtesa të larta janë të zbrazura nga banorët serb, do me thënë diku rreth 1800-2000 banorë, sipas informacioneve të mija të sakta janë evakuuar gra, pleqë dhe fëmijë serb, në vende të ndryshme, mbase kanë lëvizur edhe në drejtim të Serbisë”, tha Zeka.

Sipas tij, kjo mund të jetë një skenar që mund të qoj në një luftë civile.

“Kjo më jep me kuptu që forcat e errëta serbe, rojat e urës, njerëzit e përfshirë në krim që dirigjohen nga Vuçiqi, janë duke përgatitur ndonjë hallakamë të brendshme, ndonjë luftë civile, sepse nuk mund të ketë luftë tjetër në veriun e Kosovës sepse ekziston vetëm një palë, pala serbe”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se përveç serbëve, nga veriu pol largohen edhe banorët shqiptar, boshnjak dhe turq.

Të ngjashme