OpEd
Sindroma ruse e vdekjes së papritur…
Demokracia
11:31 | 02 Janar 2023

Share:

Nga Elaine Godfrey, The Atlantic

Këtu është një listë e njerëzve që nuk do donit të ishit: një manjat rus i industrisë së mishit, drejtor rus i industrisë së gazit, kryeredaktor rus në një gazetë, kapiten rus i marinës, drejtuesi i një resorti rus për ski, një zyrtar rus i aviacionit apo një manjat rus i hekurit. Çdokush që ka një pozitë të tillë, të mos qëndrojë pranë dritareve të hapura, në asnjë shtet dhe asnjë kontinent.

Gjatë javës, Pavel Antov drejtues i një kompanie mishrash të përpunuar që kishte shprehur një entuziazëm të rrezikshëm kundër luftës së Putin në Ukrainë, u gjet i vdekur në një hotel në Indi, dy ditë pasi shoqëruesit e tij rusë vdiqën në të njëjtin hotel.

Antov u tha se ra nga dritarja e hotelit. Milioneri  i mishit dhe shokët e tij janë të fundit në listën makabre të njerëzve që kanë vdekur nga “sindroma ruse e vdekjes së papritur”, fenomen që u ka marr jetën një numri të madh biznesmenësh, burokratësj, oligarkësh dhe gazetarësh, transmeton gazetasi.al.

Katalogu i këtyre vdekjeve, i cili përfshin, helmime të dyshuara, sulme të dyshimta në zemër dhe vetëvrasje të supozuara – është i jashtëzakonshëm për shumëllojshmërinë e vdekjeve të panatyrshme që përfshihen brenda, si një novelë ruse.

Rreth 25 personalitete ruse kanë vdekur në 2022-shin në mënyra misterioze dhe të tmerrshme. Trupat e shefave të industrisë së gazit Leonid Shulman dhe Alexander Tyulakov u gjetën me letra vetëvrasjeje në fillim të vitit. Më vonë, brenda 1 muaji, 3 drejtues të tjerë rusë, Vasily Melnikov, Vladislav Avayev dhe Sergey Protosenya, u gjetën të vdekur në një “vrasje-vetëvrasje”, bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre.

Në maj, autoritetet ruse gjetën trupin e pronarit të resortit Sochi, Andrei Krukovsky, poshtë një kodre; një javë më vonë, Aleksandr Subbotin,, menaxher i një kompanie ruse të gazit vdiq në shtëpinë e një shamani në Moskë, pasi u tha se ishte helmuar me helm thithlope.

Lista vazhdon. Në korrik, shefi i energjisë, Yuri Voronov, u gjet duke pluskuar në pishinën e shtëpisë së tij në periferi të Shën Pjetërsburgut me një shenjë plumbi në kokë. Rikujtoni skenën e “Getsbit të Madh”.

Në gusht, kritiku letonez i Putin, Dan Rapoport, ra nga dritarja e apartamentit të tij në Uashington, një milje më tutje Shtëpisë së Bardhë. Pak para Ravil Maganov, kreut të kompanisë ruse të naftës, që ra nga dritarja e katit të gjashtë në Moskë. Më herët këtë muaj, shefi i IT-së Grigory Kochenov, ra nga ballkoni. Dhjetë ditë më parë, në rivierën franceze, manjati rus i pronave të patundshme pësoi një rënie fatale nga shkallët.

Të gjitha këto vdekje kanë ndodhur këtë vit

Dikush mund të thotë se duke parë pritshmëritë e ulëta për jetëgjatësinë në Rusi dhe niveli i alkoolit në gjak, disa nga këto vdekje mund të jenë natyrale, ose aksidentale. Vetëm se je rus nuk do të thotë se nuk bie padashje nga një dritare. Ndonjëherë, njerëzit edhe e vrasin veten, dhe niveli vetëvrasjes në meshkujt ruse është ndër më të lartat në botë.

Për Edward Luttwak, një historian dhe ekspert i strategjisë ushtarake, kjo është të paktën një pjesë e asaj që po ndodh: një shpërthim masiv dëshpërimi midis elitës së lidhur dhe të privilegjuar të Rusisë. “Imagjinoni se çfarë ndodh me një vend të globalizuar kur sanksionet fillojnë,” -më tha ai. “Disa prej tyre do të bëjnë vetëvrasje.” Por përhapja e këtyre vdekjeve të parakohshme kërkon një vështrim më të afërt.

Mbi të gjitha, Kremlini këtë bën. Ka precedentë për këtë fenomen. Në vitin 2020, agjentët rusë helmuan, por nuk ia dolën të vrisnin kritikun e Putin, Alexei Navalny. Më herët ata ia kishin dalë me një tjetër kritik, Alexander Litvinenko.

Vetëvrasjet janë pak më të vështira për tu deshifruar. Për oligarkët që kanë dështuar të tregojnë besnikëri të mjaftueshme ndaj Putinit, vetëvrasja e nxitur nuk është një skenar i pabesueshëm. “Nuk është e pazakontë të thuhet: ‘Ne mund të vijmë tek ju ose ju mund të tregoni burrërinë dhe të bëni vetëvrasje, të hiqni veten nga tabela e shahut. Të paktën ju do të keni agjencinë e zhbërjes suaj”, – më tha Michael Weiss, një gazetar dhe autor i një libri të ardhshëm mbi GRU, agjencia ruse e inteligjencës ushtarake. A ra vërtet Antov nga dritarja e tij në Indi? A u shty nga një agjent i Kremlinit? Apo mori një telefonatë që kërcënoi familjen e tij dhe e bëri të ndiente se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërcente? “Të gjitha këto gjëra janë të mundshme,” – tha Weiss.

Në literaturën gotike të Kremlinit, imagjinata është thelbësore 

Hedhja e dikujt nga dritarja ka qenë gjithmonë metodë e preferuar për të eliminuar kundërshtarët politikë, por në epokën moderne, Rusia e ka monopolizuar praktikën.

Në Rusi, biznesi i vrasjeve njihet si “mokroye delo” ose “punë e lagur”. Ndonjëherë qëllimi është vetëm dërgimi i mesazhit tek të tjerët; ne do të vrasim ty dhe familjen nëse nuk je besnik. Ndonjëherë, qëllimi është eliminimi i një personi që sjell telashe.

Disa vjet pasi bilbilfryrësi rus Alexander Perepilichny vdiq ndërsa vraponte jashtë Londrës në vitin 2012, të paktën një autopsi zbuloi mbetje kimike në stomakun e tij të lidhur me një bimë të rrallë dhe shumë toksike. “Këto janë të dhëna të provave që rusët duan t’i përdorin,” – më tha Weiss. Një kartë telefonike, nëse dëshironi. “Ata duan që ne të dimë se ishte vrasje, por ata nuk duan që ne të arrijmë përfundimisht se ishte vrasje.”

Helmimi e ka atë paqartësi. Është fjalë për fjalë e fshehtë, e fshehur, ndonjëherë e vështirë për t’u zbuluar. Rënia nga dritarja është pak më pak e paqartë. Po, mund të jetë një aksident. Por është shumë më e lehtë të gjendet se ishte vrasje – një atentat i hapur.

“Në gjërat që imitojnë shkaqet natyrore të vdekjes si një atak në zemër ose një goditje në tru, rusët janë mjaft të mirë për ta bërë këtë,” – tha Weiss. Vdekjet janë të ndryshme në shfaqjen e tyre, por të gjitha janë pjesë e së njëjtës skemë gjithëpërfshirëse: për të përjetësuar idenë se shteti rus është një oktapod vdekjeprurës, i plotfuqishëm, tentakulat e të cilit mund të kërkojnë dhe kapin çdo disident, kudo. Siç e kishte  Bond-i, bota nuk mjafton.

Lufta në Ukrainë nuk është universalisht e popullarizuar në mesin e elitës në pushtet të Rusisë. Që nga fillimi i konfliktit, sanksionet ndaj oligarkëve dhe biznesmenëve kanë kufizuar stilet e tyre të jetesës së shthurur. Kuptohet se disa janë të pakënaqur për këtë. Elitat ruse të nivelit të lartë ndihen sikur Putini “e ka kthyer orën mbrapsht”, në ditët e këqija të izolimit të Luftës së Ftohtë.

Vargu i vdekjeve të këtij viti, është me shumë mundësi mënyra e Putinit për të paralajmëruar elitat ruse se ai është ai oktapodi vdekjeprurës. Në fund të fundit, qëllimi i eliminimit të kritikëve nuk është domosdoshmërisht eliminimi i kritikave. Është për t’i kujtuar kritikëve , se cili është çmimi i kritikave.

Të ngjashme