Lajme
Sindikatat e ndara të shëndetësisë, njëra pro, tjetra kundër grevës
Demokracia
22:28 | 26 Gusht 2022

Share:

Erdhi nga Malisheva me drojë se nuk do t’i ofrojnë ndihmë djalit të tij që u kafshua nga gjarpri.

Por, Qamil Rudi që kishe dëgjuar për grevë, nuk pati asnjë problem kur kërkoi ndihmë në Klinikën Kirurgjike në QKUK.

Në këtë klinikë, as në të tjerat nuk pati grevë. Ai thotë se shërbimi është shumë i mirë edhe nga mjekët.

Me punën e mjekëve është i kënaqur edhe ky qytetar nga Gjakova, që kishte vizituar një të afërme të saj.

Edhe në qendrën emergjente puna vazhdonte normalisht të premten, njëjtë sikur në kliniken Interne.

As në Infektivë nuk pati grevë. Duket se ka një arsye.

Imeri shton se sistemi shëndetësor sipas saj është drejt shkatërrimit dhe grevat nuk beson se janë zgjidhja momentalisht.

E përkrahje të grevës  së BSPKS-së më anë të një njoftimi për media ka barë Shoqata Sindikale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Për dallim nga Federata Sindikale, kjo shoqatë kanë  thënë se kërkesat e tyre për rritjen e mirëqenies së punonjësve shëndetësor, janë injoruar nga qeveria aktuale dhe për këtë arsye duhet protestuar.

Të ngjashme