Lajme
Sindikatat bëjnë thirrje për hartimin e Projektligjit për Paga: Qeveria të merret seriozisht me kërkesat e punëtorëve
Demokracia
09:05 | 28 Mars 2022

Share:

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe të fillojë hartimin e Projektligjit për Paga.

Në njoftimin e BASPK-së thuhet se Qeveris që të merret sipas tyre më profesionalisht me hartimin e Projektligjit për Paga, përcjell Demokracia.com.

“Në kohën kur lufta në Ukrainë po intensifikohet, dhe e ka angazhuar vëmendjen e Fuqive të Mëdha, të SHBA-së, të NATO-s dhe të BE-së, dhe ka nxjerrë në dritë mendësinë mesjetare të fqinjit tonë i cili haptas po kërcënon lirinë dhe integritetin tonë, ne Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërrasim Partnerin Tonë Social – Qeverinë që përveç kujdesit të tejshtuar për ruajtjen e lirisë dhe të integritetit të vendit, të merret edhe me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve dhe t’ju dalë krahë se vërtetë kanë nevojë dhe meritojnë një mirëqenie sociale ndryshe” thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Komunikata e plotë:

Thirrje Partnerit Tonë Social – Qeverisë

Komunikatë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

28 mars 2022

Në kohën kur lufta në Ukrainë po intensifikohet, dhe e ka angazhuar vëmendjen e Fuqive të Mëdha, të SHBA-së, të NATO-s dhe të BE-së, dhe ka nxjerrë në dritë mendësinë mesjetare të fqinjit tonë i cili haptas po kërcënon lirinë dhe integritetin tonë, ne Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërrasim Partnerin Tonë Social – Qeverinë që përveç kujdesit të tejshtuar për ruajtjen e lirisë dhe të integritetit të vendit, të merret edhe me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve dhe t’ju dalë krahë se vërtetë kanë nevojë dhe meritojnë një mirëqenie sociale ndryshe.

E thërrasim Partnerin Tonë Social – Qeverinë që të merret më këmbëngulshëm e më profesionalisht me hartimin e Projektligjit për Paga, duke i përfshirë edhe kapacitetet tona profesionale, dhe të hapë rrugë për Pagën Minimale e edhe për Kontratën Kolektive, për këto akte të rëndësishme e tejet të nevojshme juridike të cilat po tejzvarriten.

Kjo tejzvarritje nuk është aspak e mirë e sidomos kur është premtuar dhe është bërë marrëveshja e është marrë zotimi, na respektoni që të mund të kemi respekt të dyanshëm./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024