Sindikata e Pavarur e RTK ka njoftuar se Agjencia Kundër Korrupsion i ka dhënë të drejt sindikatës në rastin me drejtorin e RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe zëvendësdrejtortin, Arsim Halili. Rasti tanimë është duke u hetuar nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale.
Ahmetxhekaj sipas SPRTK, në janar të këtij viti kishte dëmtuar buxhetin e RTK-së në vlerë prej 21 mijë euro duke e favorizuar Halilin.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e sindikatës, vetëm disa ditë pasi ishte emëruar në postin e ud.drejtorit gjeneral nga Bordi i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte ndërhyrë në Gjykatën e Apelit dhe kishte tërhequr padinë e RTK-së ndaj Arsim Halilit.
Sipas sindikatës përveç dëmit financiar, me ndërhyrjen në Gjykatë Ahmetxhekaj e kishte pastruar dosjen e Arsim Hallilit e cila ishte pengesë për ta emëruar atë në postin e ud. zv. drejtorit gjeneral. Menjëherë pas eliminimit të kësaj pengese ai e emëron z. Halili ud.zv. drejtor gjeneral.
Demokracia.com kishte raportuar se U.D i Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së është përfshirë në një marrëveshje të dyshimtë brenda Televizionit Publik. Ai e ka shpërblyer shokun e tij Arsim Halilin me 9328 euro, duke e tërhequr lëndën kundër tij në Gjykatën e Apelit dhe duke e vendosur më pas në pozitën e u.d. të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Ahmetxhelaj e ka tërhequr lëndën nga Gjykata e Apelit, ku RTK e kishte atakuar vendimin e Gjykatës Themelore në rastin e Arsim Halilit, e cila fillimisht kishte vendosur në favor të tij.
LEXO EDHE:
Postimi i plotë:
E konfirmon Antikorrupcioni:
Rasti i drejtorit gjeneral te RTK-se Shkumbin Ahmetxhekaj dhe ud.zv. drejtorit gjeneral Arsim Halili po hetohet nga Njesia e Vecante e Hetimeve sipas autorizimit te Prokurorise Speciale. /Demokracia.com/