Lajme
Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, shtyen për një javë vendimin për protestë
Demokracia
12:28 | 04 Nëntor 2022

Share:

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, sot mbajti takim me kryetarë të shoqatave për hyrjen apo mos hyrjen në protestë.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi propozi që të shtyhet afati i protestës për një javë.

Ai tha se është normale që në momente të caktuar të marrin vendime e që protesta të shtyhet për javën tjetër.

Gjithashtu ai tha se edhe një javë i japin mundësi qeverisë që kërkesën e tyre ta shqyrtojnë mirë sepse sipas tij gjendja është e keqe.

Në propozimin e kryetarin për shtyerje të protestës për një javë ishin të gjithë pro këtij propozimi.

20% e anëtarëve kanë kërkuar që të shtyhet për në javën tjetër, kurse 80% janë pro hyrjes, por ai tha se duhet të jenë 100% pro hyrjes në protestë.

Të ngjashme