Lajme
Sindikata e Punëtorëve Privat kërkesë Kurtit: Hiqeni këtë kushtëzim në pakon për përballje me inflacionin
Demokracia
14:57 | 05 Shtator 2022

Share:

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, i kanë dërguar një kërkesë kryeministrit Albin Kurti rreth pakos për përballje me inflacionin.

Kjo kërkesë, ka të bëjë me kushtëzimin e pronarëve të kompanive, që të paguajnë për punëtorët nga 50 euro, që qeveria t’i rimburson.

“Sindikata jonë kërkon që të hiqet kushtëzimi nëse pronarët e kompanive paguajnë për punëtorë nga 50 euro do të paguani edhe ju. Duke u nisur nga gjendja dhe praktika e kahershme, nëse nuk e hiqni këtë kushtëzim, 95 % e punëtorëve të sektorit privat, nuk do ta kenë mundësinë t’i marrin këto mjete. Pasi që kjo kërkesë nuk e ngarkon buxhetin që ju e keni ndarë për këto kategori. Ju lutem ta bëni këtë”, thuhet në letrën e FSPTSPK-së.

Të ngjashme