Lajme
Sindikata e Policisë kërkon urgjentisht të lirohen policët e kidnapuar nga Serbia
Demokracia
18:11 | 14 Qershor 2023

Share:

Sindikata e Policisë së Kosovës tha se është e shqetësuar dhe e dënon rastin e kidnapinimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga autoritetet serbe.

Në një komunikatë për media, Sindikata kërkoi urgjentisht të lirohen zyrtarët pasi u tha se është shkelje e çdo marrëveshjeje, “në kundërshtim të çdo parimi të normave ndërkombëtare”.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit. Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë që mos ju ndodh asgjë e keqe, kurse kërkojmë nga të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që të njëjtit zyrtarë policorë të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sindikata gjithashtu tha se zyrtarët policorë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, ishin në territorin e Kosovës duke kryer detyrat e tyre, ndersa u kidnapuan “nga një grup i organizuar i pjesëtarëve të policisë së Serbisë pa paralajmërim”.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre”.

Të ngjashme