Sindikata e Punëtorëve të Aviacionit Civil ka shprehur shqetësimin për një tender të shpallur nga autoriteti, në të cilin janë ngritur dyshime për keqpërdorime.
Sipas sindikalistëve, ky tender ishte kurdisur nga drejtori për një shok të tij, pra për Ersen Shilekun.
E krejt kjo po ndërlidhet pasi që Autoriteti për Aviacion Civil kishte shpallur kërkimin për një ”Ekspert të aviacionit” dhe ”Ekspert për menaxhimin e projekteve dhe raportimit”.
Megjithatë, sipas Sindikatës së Punëtorëve tenderi ishte kurdisur nga Drejtori i Autoritetit për mikun e tij.
Madje përmes një njoftimi për media Sindikata e Punëtorëve ka thënë se ACC me vite ka kërkuar staf shtesë, por që për pozitat e dyshimta Autoritet i Aviacionit Civil nuk ka nevojë.
“Është e vërtetë që AAC me vite ka kërkuar staf shtesë, por këto dy pozita të prokuruar nuk janë identifikuar asnjëherë si deficitare në AAC siç edhe nuk janë në organogram, rregulloren e organizimit të brendshëm, apo të planifikuara për rekrutim në AAC para këtij vitit. AAC nuk ka mungesë të ekspertizës që është kërkuar në dosjen e tenderit dhe është keqmenaxhim i fondeve publike që të kërkohen ekspertë për përpilim raportesh apo për punë që janë pjesë e përshkrimit të punës të stafit të AAC që mbajnë kontrata të rregullta pune”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve.
Sipas kësaj Sindikate, drejtori i Autoritetit për Aviacion Civil, Bujar Ejupi bashkë me përfituesin e këtij tenderi, kanë raporte të afërta dhe kanë punuar bashkë më herët.
Autoriteti ka theksuar se kanë staf dukshëm më të përgatitur se Shileku.
”Fituesi i tenderit për Lot 1 është Ersen Shileku shok i Drejtorit të Përgjithshëm Bujar Ejupi (shih foton). Bashkë kanë punuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (ANP) dhe më vonë në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionti Ajror (ASHNA), ku ishin emëruar zv. drejtorë së bashku në maj të vitit 2016, emërime që kishin rezultuar të jashtligjshme nga KPMSHC 10 muaj më vonë prandaj poashtu ishin larguar së bashku. Në vend të përvojës profesionale e cila nuk tregohet se çfarë duhet të jetë, sepse AAC veç ka staf dukshëm më të përgatitur se Shileku“.
Madje, ata kanë shprehur shqetësimin pasi që drejtori i Autoritetit të gjitha kriteret i ka përshtatur për mikun e tij Ersen Shileku.
Madje, Sindikata ka alarmuar edhe për lidhje tjera në këtë tender.