Lajme
Sindikalisti Sefaj kritikon Kurtin: E habitshme si ndryshoi kaq shumë, na zhgënjeu arroganca
Demokracia
14:49 | 18 Nëntor 2023

Share:

Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, kritikuar Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës. Më saktë, Sefaj kritikoi qasjen e Kurtit dhe qeverisë së tij karshi kërkesave të sindikatave dhe punëtorëve.

Në një deklaratë për Ekonomia Online, Sefaj konsideroi se është i habitshëm ndryshimi i Kurtit.

“Thjeshtë është e habitshme për faktin se këta janë Qeveri socialdemokrate e gjatë krejt opozitës kanë pasur mirëkuptim e mbështetje për të gjitha kërkesat e sindikatës veçmas edhe për kërkesat e punëtoreve apo edhe të minatorëve, është e habitshme si ka mundësi njeriu të ndërroj gjatë rrugëtimit tij kaq shumë. Ne si sindikata kemi pritur krejt një qasje tjetër kemi pritur një bashkëpunim kemi pritur adresim të kërkesave dhe njëkohësisht kemi pritur angazhim të inspektorëve në mënyrë që të respektohen maksimalisht të drejtat e punëtoreve dhe të penalizohen abuzuesit apo ata që i shkelin të drejtat e punëtoreve e që në këtë rast ka ndodhur krejt e kundërta, Qeveria i ka stimuluar secilin punëdhënës qe të i shkel të drejtat e punëtoreve dhe të ju ofroj qasje të kufizuar sindikatave.” – tha ai.

Tutje, ai ka vlerësuar se është zhgënjyer nga arrogance dhe mbyllja e komunikimit në mes Qeverisë Kurti dhe sindikatave.

“Më së shumti na ka zhgënjyer arroganca që e ka pas dhe mbyllja, moskomunikimi në adresimin e kërkesave dhe çështjeve cilat ne kem besuar që meritojnë trajtim, është hera e parë që Qeveria e Kosovës mbyllet dhe nuk ka dialog social për t’i adresuar shumicën e kërkesave dhe shfuqizimi i disa kontratave kolektive sektoriale apo disa kontratave sektoriale dhe mungesa e kontratës kolektive dhe veçmas mos gatishmëria për bashkëpunim me akterët të tjerë që të caktohet paga minimale mbi kërkesat e sindikatave dhe punëtoreve.” – shtoi Sefaj.

Të ngjashme