Lajme
Sindikalisti i KEK-ut: Duhet të ketë pajisje speciale për punë, nganjëherë s’kemi as këpucë
Demokracia
17:43 | 15 Mars 2023

Share:

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, në “Frontal” të T7 ka folur për protestën e nesërme të punëtorëve të KEK-ut.

Ai tha se duhet të paguhet rrezikshmëria dhe kërkoi pajisje speciale për punëtorët.

“Duhet të paguhet rrezikshmëria, duhet të ketë pajisje speciale për punë, ne nganjëherë nuk kemi as këpucë”, tha Llumnica.

Llumnica tha se nesër në protestë nuk do të dalin punëtorët që janë në prodhim, pasi kjo sipas tij është shumë e rëndësishme.

Të ngjashme