Lajme
Sindikalistët i përgjigjen Muartit që i akuzoi për keqpërdorim të 3 milionë eurove
Demokracia
12:12 | 23 Shtator 2022

Share:

Anëtari i Këshillit Grevist, Imer Imeri, në Komisionin për Arsim ku po merr pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murat, i është kundërpërgjigjur këtij të fundit lidhur me akuzën se SBASHK-u i ka keqpërdorur  3.2 milionë euro.

Imeri ka thënë se gjithçka ka qenë në raportin e auditimit dhe ministri Murati në konferencën e dytë për media i kishte gjetur ku janë.

“Asniher kurrë s’frikësohen anëtarësia. As 3 milionë e gjysi, as 3.2 milionshi që ke thanë s’dihen ku janë. Se e ke pas raportin e auditimit, e në konferencën e dytë i gjete ku janë”, ka thënë Imeri drejtuar ministrit Murati./Express/

Të ngjashme