Lajme
Sinani: PE-ja kërkon nga Serbia nisjen e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve
Demokracia
14:13 | 14 Maj 2023

Share:

Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ka deklaruar mbrëmë se Qeveria e Serbisë duhet të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

Sipas saj, këtë e kërkon tashmë zyrtarisht edhe Parlamenti Evropian.

“Në Raportin e sapomiratuar të Progresit për Serbinë, Parlamenti Evropian shpreh qartësisht nevojën urgjente për një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës mbi akuzat për abuzimin e ligjeve të vendbanimit dhe diskriminimin me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi”, shkroi ajo në Facebook.

“Për më tepër i bëhet thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë t’i japin fund të gjitha praktikave diskriminuese ndaj minoriteteve dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e fundit në kuadër të Procesit të Berlinit, pos tjerash edhe për njohjen e diplomave të Kosovës”, shtoi Sinani.

Ajo u shpreh se në shumë çështje, Raporti vërteton prirjet autoritariste të pushtetit në Serbi, në mospërputhje me vlerat dhe politikën e jashtme evropiane.

Të ngjashme