Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se bashkërendimi dhe bashkëpunimi midis Luginës së Preshevës dhe Qeverive të Shqipërisë e Kosovës duhen të jenë punë sistematike dhe institucionale.
Kështu ka thënë Sinani në tryezën e Ballkanit Perëndimor në sesionin me temën “Siguria – Rajoni – Evropa”, duke postuar edhe disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, përcjell Demokracia.com.
“Bashkërendimi dhe bashkëpunimi midis Luginës së Preshevës dhe Qeverive të Shqipërisë e Kosovës duhen të jenë punë sistematike dhe institucionale. Kur ka ekzistuar dhe funksionuar rezultuam me 3 deputetë dhe koalicion shqiptar në Bujanoc, apo me 2 milion euro buxhetim. Vazhdojmë bashkë”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Bashkërendimi dhe bashkëpunimi midis Luginës së Preshevës dhe Qeverive të Shqipërisë e Kosovës duhen të jenë punë sistematike dhe institucionale.
Kur ka ekzistuar dhe funksionuar rezultuam me 3 deputet dhe koalicion shqiptar në Bujanoc, apo me 2 milion euro buxhetim.
Vazhdojmë bashkë!/ Demokracia.com/