Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar festën nëpër sheshet e Prishtinës.
Me flamuj kombëtarë e thirrjet “Albin Kurti”, “Vetëvendosje”, “Vjosa, Albini”, qytetarë të shumë kanë nisur festen në sheshet kryesore të Prishtinës. Festa e tyre po shoqërohet edhe me daulle.
Edhe pse nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë thirrje që të festohet nëpër shtëpi, simpatizantë tashmë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës.
Më poshtë ju sjellim pamjet nga Prishtina. /Demokracia.com/