Lajme
“Simpatia pasive për viktimat nuk mjafton” – çfarë deshi të thotë presidentja Osmani me këtë?
Demokracia
21:40 | 03 Janar 2023

Share:

“Simpatia pasive për viktimat nuk mjafton”, këtë e ka thënë hiç më pak se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kolumnën e saj të fundvitit për Kohën Ditore, me titull “Për një front të bashkuar kundër dhunës mbi baza gjinore”. Lind pyetja: çfarë ka dashur të thotë autorja me këtë?

Kush mund ta simpatizojë e si mund të simpatizohet një viktimë? Njeriu ndjen dhimbje apo bashkëndjen e solidarizohet me viktimën, por nuk e simpatizon.

Duke pasur parasysh klasifikimin kriminalistik, llojet e sjelljes së viktimës ndahen në tri kategori kryesore: pasive, intensive dhe aktive, shkruan Demokracia.com.

Sjellje aktive nënkupton një provokim krimi, ndërkohë që nuk janë të rralla rastet kur autori fillimisht nuk ka ndërmend të sulmojë viktimën. Intensive nënkupton një sjellje ku viktima ka tentuar me korrektësi të shmangë rrezikun, por kjo nuk ka mundur ta mbrojë atë. Ndërkaq, sjellja pasive konsiston në mungesën e plotë të rezistencës.

Pasive kryesisht mund të cilësohet edhe sjellja e institucioneve dhe shoqërisë për mbrojtjen e viktimave, por kjo nuk është simpati, siç po pretendon e para e shtetit, por përgjegjësi mbi të gjitha e saj si presidente.

Nuk dihet ku e ka gjetur presidentja Vjosa Osmani konceptin “simpati pasive për viktimat”, mirëpo “simpatia pasive” përdoret për fenomene, jo për viktima të dhunës.

Në vitin 2021, opinionisti Joshua Virasami kishte shkruar në “The Guardian” për vrasjen e George Floydit. Ky rast kishte shkaktuar trazira në SHBA, pasi që një polic e mbyti Floydin duke ia vënë gjurin në qafë. “Anti-racizmi kërkon më shumë se simpati pasive”, ishte titulli i kolumnës së Virasamit që fliste për racizmin si fenomen.

Të ngjashme