Sport
Simonovski pritet të largohet nga Drita pas finales së Kupës, ka marrë ofertë të majme nga Tajlanda
Demokracia
19:00 | 23 Maj 2022

Share:

Drita pritet të mbetet pa një nga futbollistët kryesor të skuadrës pas finales së Kupës së Kosovës kundër Llapit, sfidë kjo që luhet më 26 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Një ndër lojtarët që pritet t’i thotë “lamtumirë” klubit gjilanas është edhe sulmuesi, Marko Simonovski, raporton Demokracia.com.

Destinacion i radhës për futbollistin maqedonas mund të jetë kampionati elitar i Tajlandës.

Demokracia.com mëson nga burimet e saj se Simonovski ka marrë një ofertë të majme nga një klub në shtetin e Tajlandës.

Shifra të cilën e ka mësuar portali jozyrtarisht është 20 mijë euro në muaj të ofruara nga klubi tajlandez.

Në mediat kosovare para disa ditësh kishte zëra se Llapi ka shprehur interesim për Simonovskin.

30-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e tri herë kampiones së Kosovës duke regjistruar 16 gola dhe dy asistime.

Simonovski para Dritës karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Feronikeli./Demokracia.com/

Të ngjashme