Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është infektuar me koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur klubi italian përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
“FC Internazionale Milano njofton se Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në testin e kryer sot”, thuhet në komunikatën e klubit “zikaltër”.
? | COMUNICATO
Simone Inzaghi è risultato positivo ad un tampone di controllo effettuato in data odierna ?https://t.co/VhwVlheGim
— Inter ??? (@Inter) January 24, 2022
Tekniku italian do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor.
Simone Inzaghi u emërua trajner i Interit më 3 qershor të vitit 2021, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2023./Demokracia.com/