Lajme
Simnica i BIK-ut rrëfen kuptimin dhe historinë e dy festave të Bajramit
Demokracia
19:16 | 08 Korrik 2022

Share:

Ekrem Simnica nga Bashkësia Islame e Kosovës ka folur për rëndësinë dhe kuptimin e dy festave të Bajramit.

“Mund të them që dy festat të cilat ne i kemi, edhe e Fitër Bajramit por edhe kjo e Kurban Bajramit në të cilën jemi në teh, e kanë një qëllim dhe ndërlidhen çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Simnica për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Fitër Bajrami ndërlidhet me përfundimin e agjërimit dhe njërin prej obligimeve dhe mirësive e kemi nxjerrjen e sadakasë, fitrit, për çdo person, për çdo besimtar që t’ua mundësojmë ndihmën të varfërve dhe si një lloj shenje e pastrimit të  ndonjë lëshimi të bërë gjatë muajit të Ramazanit të cilin e kemi agjëruar”.

Simnica e ka rrëfyer historinë pas festërs së Fitër Bajramit, si dhe rrëfimin nga i cili buron festa e Kurban Bajramit.

“Ndërsa te Kurban Bajrami, ndërlidhet çështja e prerjes së Kurbanit. Prerja e Kurbanit simbolizon apo e diskutojmë në dy forma, pse ndërlidhet me ndoshta këtë festë. E para është një përkujtim i Ibrahimit a.s. që ai atëherë është sprovuar nga ana e Zotit xh.sh. për ta therur djalin e tij, për ta prerë, për ta bërë kurban, për ta flijuar, se kjo festë quhet njëherësh përveç Kurban Bajram apo festa e Kurban Bajramit është edhe festa e sakrificës, është që ne po sakrifikojmë për Zotin. Ibrahimi ka premtuar që nëse më lind Zoti djalë unë do ta sakrifikoj atë, do ta bëj kurban për hir të Zotit ,edhe Zoti xh.sh e ka sprovuar Ibrahimi, edhe ka ardhur deri te ajo që pas gatishmërisë që ka pasur Ibrahimi a.s. pejgamber i Zotit, por edhe me rritjen e Ismailit në moshë që kur i ka thënë që unë jam urdhëruar kah Zoti xh.sh. që ty të bëj kurban, i thotë vepro ashtu si të ka urdhëruar Zoti. Domethënë, gatishmërinë e ka gjetur te të dy këta, edhe te babai, edhe te biri i tij, edhe te Ibrahimi a.s., por njëherësh edhe te Ismaili a.s.”.

Të ngjashme