Ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons i është kundërpërgjigjur ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit reagoi ndaj raportimit të tij, para deputetëve në Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Simmons i ka replikuar ambasadorit Rohde në Twitter, ku edhe i ka thënë se dokumentet janë aty për t’i parë të gjithë.
“Le të dëgjojmë nga EULEX-i dhe nga shtetet anëtare gjatë shqyrtimit publik. E-mailat dhe dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë”, ka shkruar Simmons.
“Përgënjeshtrim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e pabazuara. Unë thjesht habitem pse Kuvendi i Kosovës ende i ofron ish-gjykatësit Simmons një platformë për ta vazhduar këtë fushatë të dezinformimit”, ka shkruar Rohde.
Let’s hear from EULEX and Member States during the public enquiry. The emails and documents are there for all to see.
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) July 13, 2021
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi në Twitter ka pyetur se pse Kuvendi i Kosovës ende i siguron ish-gjykatësit Simmons një hapësirë për të vazhduar këtë fushatë, siç e ka quajtur ai, të dezinformimit, ku edhe ka shpërnda reagimin zyrtar të EULEX-it. /Demokracia.com/