Lajme
Simiq: Serbët në Kosovë kanë besim të plotë te Vuçiq
Demokracia
19:10 | 27 Shkurt 2023

Share:

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se serbët në Kosovë i besojnë plotësisht presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Simiq ka deklaruar se serbët në Kosovë po i ndjekin me vëmendje bisedimet e sotme në Bruksel dhe se serbët po presin të dëgjojnë rezultatin e bisedimeve të sotme.

“Serbët kanë besim të plotë te presidenti Vuçiq, sepse e dinë se ai po lufton dhe po këmbëngul në luftën për mbijetesën e serbëve në Kosovë Pavarësisht se kush është përballë tij, Vuçiq e mban barrën e rëndë të luftës për interesat serbe dhe serbët në Kosovë kanë besim të plotë se ai do të luftojë për më të mirën e mundshme në këto rrethana të vështira.” – tha Simiq për Tv Pink.

 

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025