Sport
Simeone po e synon sulmuesin e Arsenalit për ta zëvendësuar Diego Costan
Demokracia
19:13 | 16 Janar 2021

Share:

Sulmi i Atletico Madridit me Luis Suarezin dhe Joao Felix duket shumë stabile, megjithatë, trajneri Diego Simeone po mendon ta përforcojë atë edhe më shumë, raporton Demokracia.com.

Tekniku argjentinas i Atletico Madridit ka shënjestruar sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Francezi po kalon formë shumë të mirë tek “topçinjtë”, por ai ka shfaqur disa probleme me trajnerin Mikel Arteta i cili shpesh po e lë edhe në bankinë, dhe kjo ka bërë që ta mendojë largimin nga skuadra londineze.

Nga kjo situatë pakënaqësie dëshiron të përfitojë Atletico, derisa Lacazette i përgjigjet shumë skemave që përdorë Diego Simeone.

29 vjeçari po shihet si zëvendësues i Diego Costas i cili u largua nga Atletico pas skandalit që plasën me disa fotografi ku ai shihet së bashku me Gabriel Jesus me një femër në shtrat. /Demokracia.com

 

Të ngjashme