Lajme
Simbole çetnike dhe fotografi të Ratko Mlladiqit në një koncert në Banja Llukë – i ftuar edhe këngëtari që u tall me gjenocidin në Srebrenicë
Demokracia
22:23 | 16 Korrik 2023

Share:

Disa qytetarë kanë marrë pjesë në një koncert në Banja Llukë, koncert ky që thuhet se është organizuar nga “Veteranët e Republikës Srpska”, i cili mbledh “veteranët e luftës” nga ky entitet, të financuar nga buxheti i RS.

Dhe siç raporton një reporter i Radios Evropa e Lirë, përcjell Telegrafi, disa të pranishëm aty kanë bluza me foton e Ratko Mlladiqit, i cili u dënua në Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë, dhe se disa fëmijë janë paraqitur me ikonografi çetnike.

Kjo ngjarje e diskutueshme vjen në një kohë krize politike në Bosnje dhe Hercegovinë të shkaktuar nga aktivitetet anti-Dayton të presidentit të RS, Milorad Dodik dhe mesazhet separatiste që janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

“Veteranët e Republikës Srpska” mbledh veteranët e luftës nga ky entitet i Bosnje dhe Hercegovinës dhe financohen nga buxheti i RS.

Para koncertit, kryetari i asaj shoqate, Zoran Miljanoviq, i tha REL në gjuhën serbe se qëllimi i koncertit ‘patriotik’ është t’i thotë jo përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në BeH, Christian Schmidt, legjitimitetin e të cilit RS nuk e njeh.

Miljanoviq po ashtu ka deklaruar se ndihma ka ardhur edhe nga Qeveria e RS-së “në aspektin logjistik dhe të gjithë ndihmës”.

Siç ishte paralajmëruar, aty është i ftuar edhe Mirko Pajçin, një këngëtar që u tall me gjenocidin në Srebrenicë në të cilin u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë.

Të ngjashme