OpEd
Sikur drejtësia të kishte vepruar për dosjen Berisha…
Demokracia
09:55 | 21 Gusht 2022

Share:

Shkruan: Mero Baze

Debati që po provokon përjashtimi nga jeta politike e personave “a non grata” shpallur nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore për politikanët shqiptarë, do të kishte tone të tjera tani sikur drejtësia shqiptare të kishte vepruar ndaj Sali Berishës.

Shpallja e tij “a non grata” nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe bazohet në një seri faktesh të njohur publikisht dhe të verifikuara nga dy shtetet më të mëdha të botës që e lidhin atë me minimin e demokracisë, me korrupsionin madhor së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe me shantazhimin e sistemit të drejtësisë për të mos vepruar kundër tyre.

Por tani debati është nëse ja vlen që ky njeri të përjashtohet nga politika, për shkak të statusit “a non grata” që ka nga dy vendet më të rëndësime të Perëndimit?

Përjashtimi nga jeta politike për një politikan të nivelit të lart që është përjashtuar nga mundësia per të udhëtuar në SHBA apo Britani të Madhe, është e përshkruar në ligjin për dekriminalizimin që vet Berisha e ka votuar, per politikanë që zbohen nga një vend perëndimor ose u refuzohet viza prej tyre. Në këtë rast thjesht statusi “a nomn grata” njehsohet me akt e zbimit nga vendi apo refuzimit të hyrjes në një vend, çka është e njëjta gjë.

Por ky interpretim që tani ka ngjallur shumë debat, nuk do të binte në sy fare nëse drejtësia do të merrej me Sali Berishën dhe të hetonte dosjet e tij 30 vjeçare, që gjenden dhe në sirtarët e SHBA dhe Britanisë së Madhe. Nëse ndaj tij drejtësia do të fillonte të vepronte, ne sot do të debatonim mbi krimet e Sali Berishës dhe jo mbi alibitë e tij. Aq më pak mbi kërcënimet e tij nëse e nxjerrin jashtë ligjit si politikan.

Të ngjashme
OpEd • 19 Prill 2024
OpEd • 18 Prill 2024