Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkëlzen Cakaj.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Cakaj po ashtu i ka falenderuar të gjithë për gatishmërinë e gjetjen e plazmës së gjakut.
Postimi i plotë i Cakajt:
Miq e dashamirës,
Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin.
Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë!
Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!
Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit!
Zoti ju ruajt!
Sinqerisht,
Genti/Demokracia/
Miq e dashamirës,
Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë…
Posted by Gent Cakaj on Tuesday, March 16, 2021