Lajme
Sigurimit të Spitalit të Gjakovës ia morën qaforen e arit në vlerë 1800 euro, ia thyen edhe Iphonen
Demokracia
10:45 | 04 Gusht 2021
Foto: ilustrim

Share:

Në orët e para të ditës ë mërkurë, një punëtor i sigurimit të Spitalit të Gjakovës është sulmuar nga tre persona.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, ka thënë për Demokracia.com se të dyshuarit i kanë marrë sigurimit edhe një qafore ari me vlerë 1800 euro si dhe ia kanë thyer telefonin iPhone 11.

Sipas Xhurkajt, rreth orës 02:30 të mëngjesit ne spitalin rajonal kishte pranuar tretman mjekësor një person i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore gjate një përleshje ne diskotekën “Hangover”.

“Datë 04,08,2021 rreth orës 02:30 të mëngjesit ne spitalin rajonal kishte pranuar tretman mjekësor një person i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore gjate një përleshje ne diskotekën “Hangover” . Me pas tre persona te panjohur kishte shkuar ne spital për ta vizituar personin qe kishte kërkuar tretman mjekësor. Tek porta hyrëse e spitalit personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit, dhe të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Për momentin te dyshuarit mbeten te pa identifikuar. Hetimet e rastit janë në vijimësi”, ka thënë ai. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme