Lajme
Siguria e zgjedhjeve në veri | Kurteshi i VV-së çuditë me deklaratën e tij: Presidentja dhe kryeministri nuk kanë më punë
Demokracia
20:21 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i ka habitur të gjithë me një deklaratë jo fortë të mençur në mbledhjen e KQZ-së pas tensioneve në veri të vendit, ku punonjësit e KQZ nuk u lejuan të futen nga zyrat e tyre, nëpërmjet shpërthimeve me ‘shock bomba’ e gjuajtjeve me armë.

Në mbledhjen e KQZ-së në orët e pasdites, Kurteshi tha se në këtë çështje, presidentja Vjosa Osmani e as kryeministri Albin Kurti nuk kanë më punë, shkruan Demokracia.com.

“Ne si institucion e kemi për obligim për shkak të situatës së krijuar të kërkojmë nga BE, që t’i tërhiqet vërejtja Qeverisë së Serbisë, që të tërheq grupet e armatosura nga pjesa veriore dhe që janë duke u përpjekur të krijojnë gjendje terrori në atë pjesë, sepse është një parti politike e quajtur Lista Serbe që është e interesuar, që të dëshmojë se pushteti faktik, qoftë me dhunë, qoftë në forma të tjera, ajo e mban. Ne duhet të kërkojmë me një komunikatë që të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë edhe KFOR-in, që të sigurojnë sipas marrëveshjes që e kanë, se trupa të armatosura përveç KFOR-it, Policisë e FSK nuk ka tjera. Presidentja e Kosovës e ka kryrë obligimin e vet, ajo i ka shpallë zgjedhjet dhe ajo nuk ka të drejtë mu përzi në procesin zgjedhor në asnjë moment tjetër. Çfarë mbledhje mbajnë ata, ajo është punë tjetër. Kryeministri nuk ka të drejtë të përzihet në procesin zgjedhor, sepse do të ishte ndërhyrje.”, ka thënë Kurteshi.

Të ngjashme