Lajme
Siguria e punëtorëve, 16 persona kanë humbur jetën në vendin e punës për tetë muaj
Demokracia
07:03 | 12 Shtator 2022

Share:

Për tetë muaj të vitit 2022, 16 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë. Kjo është shqetësues për sindikatat derisa Inspektorati i Punës nuk ka një përgjigje.

Fundi i gushtit ishte i “kobshëm” për sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë. Për një javë dy punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës.

Njëri 30 vjeç e tjetri 28 ishin viktimat e aksidentit, të dy pjesë e sektorit të ndërtimtarisë. Që nga janari e deri në fund të gushtit janë 16 raste.

Kjo shifër është alarmante dhe krahasuar më dy vitet paraprake është shumë më e lartë, thotë Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.

“Fatkeqësisht kemi numrin më të madhe të numrit të rastit të vdekjeve në vendin e punës kemi 16 rast që kanë humbur jetën për këta muaj. Ky është numri më i madh në ketë periudhë. Ne kemi vizituar kopanit dhe iu kemi bërë ftesë Ministrisë dhe Inspektoratit të dalin në teren por s’kemi as një lëvizej në këtë drejtim”, ka theksuar Jusuf Azemi.

Për numrin e lëndimeve dhe verifikimin se sa kompanitë po respektojnë ligjin e punës por edhe për gjobat, Inspektorati i Punës nuk ka kthyer përgjigje për televizionin Dukagjini.

Ndonëse jo kjo e fundit, përgjigje për numrin e lëndimeve në punë ka dhënë Policia e Kosovës.

Nga përgjigjja e tyre, bëhet e ditur se për këta muaj janë evidentuar  118 raste të rrezikimit në vendin e punës.

“Ju informojmë se Policia e Kosovës evidentimin e rasteve në sistemin e të dhënave e bënë sipas Kodit Penal të RKS, andaj në vijim ne po ua përcjellim të dhënat për numrin e përgjithshëm të rasteve të veprës penale “ Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” për periudhën kohore janar – gusht 2022 janë evidentuar 118 raste”, përgjigjja e Policia së Kosovës.

Valon Leci, njohës i fushës së sigurisë në punë ka vlerësuar se fajtor për këtë janë një numër i institucioneve.

“Gjobat kur nuk duhet të mirën si indikacion matës pasi jeta mund të kompensohet. Qeveria e Kosovës, Këshilli Ekonomik e Social duhet ti bashkojnë forcat dhe të bëjnë politika për më ngrit vetëdijen në sigurimin e shëndetit në punë por dhe të rekomandimet që duhet të bëhen në procesin e riskut në vendin e punës kompanitë duhet ta bëjnë këtë”, ka theksuar Valon Leci- Njohës.

Sipas të dhënave zyrtare për vdekjet në punë, viti 2018 kishte regjistruar 27 raste të vdekjeve në vendin e punës, kryesisht janë punëtorë të ndërtimtarisë. Ligji i punës është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në muajin nëntor të vitit 2010, ndërsa zbatimi i tij ka filluar që nga 1 janari i vitit 2011./RTV Dukagjini

Të ngjashme