Lajme
Siguria e grave: Ndahen 600 mijë euro për byzylykët për të dyshuarit
Demokracia
20:36 | 28 Prill 2023

Share:

Në burg nuk do të mbahen, por as liri të plotë nuk do të kenë.

Personave që dyshohen apo që akuzohen për dhunë do t’u vendosen byzylykë elektronikë me të cilin monitorohen nëse shkelin urdhrin mbrojtës.

Për këtë punë janë ndarë 600 mijë euro në mbledhjen e fundit të qeverisë, shumë kjo e cila mjafton vetëm për fazën e parë të procesit që në tërësi mund të kushtojë miliona euro, njofton Klan Kosova.

Për fazën e parë u dhanë rekomandime muaj më parë në Komisionin për Legjislacion, ndërsa kurdo që nis së zbatuari ky monitorim, niveli i sigurisë po thuhet të bëhet më i larti ndonjëherë.

Ekspertët thanë se shpresojnë që procedura e zbatimit të jetë strikte dhe të mos tolerohet mosrespektimi i masave të kufizimit të lëvizjes.

Ndërkohë që i tërë procesi i vënies në funksion të byzylykëve sipas Ministrisë së Drejtësisë pritet të përfundojë pas dy vjetësh.

Të ngjashme