Lajme
“Siguria e emigrantëve ukrainas”, Blinken mbërrin në kufi me Ukrainën
Demokracia
13:09 | 05 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shkuar në Poloni për të diskutuar për sigurinë dhe ndihmën humanitare.

Blinken është duke qëndruar në qytetin Rzeszoë, një qytet juglindor afër kufirit me Ukrainën, të cilin qindra mijëra njerëz e kanë kaluar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, shkruan The Guardian.

Blinken do të takohet me zyrtarë polakë, përfshirë ministrin e jashtëm të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Zbigniew Rau.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët më shumë se 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, kryesisht në Poloni.

Pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake të ofruar nga anëtarët e NATO-s për forcat qeveritare të Ukrainës po kalon përmes Polonisë. NATO ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për të zbatuar një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend.

Kujtojmë se Blinken të premten tha se NATO, të cilën ai e quajti një aleancë mbrojtëse, po kërkonte të parandalonte përhapjen e luftës përtej Ukrainës.

“Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të,” tha Blinken, “dhe ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.”

Të ngjashme