Sport
Sigal Prishtina mundet në takimin e dytë në Poloni
Demokracia
21:08 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Polski Cukier Start Lublin me shifrat 69:89 (20:29, 13:26, 22:19, 14:15), në takimin e zhvilluar në Poloni.

Takimi u zhvillua në kuadër të Grupit A të Ligës ENBL, ku prishtinasit kanë një fitore e tri humbje, ndërsa polakët kanë dy fitore në dy ndeshje.

Polakët ishin më të mirë në pjesën e parë, ku faktikisht u vendos ndeshja, pasi kishin deri në 24 pikë epërsi, ku e përfunduan pjesën e parë me shifrat 33:55, ndërsa pjesa e dytë ishte më e barabartë, megjithatë, ishte e mjaftueshme për Lublin që të triumfojë me 20 pikë dallim.

Derrick Wilson e mbylli ndeshjen me 17 pikë, Rezart Memedi me 14, Dustin Thomas me 13 dhe Jetmir Zeqiri me 12./Demokracia.com/

Të ngjashme