Sport
Sigal Prishtina dhe trajneri turk ndajnë rrugët zyrtarisht
Demokracia
19:54 | 13 Shtator 2022

Share:

Ekrem Memnun nuk do të jetë më kryetrajner i KB Sigal Prishtinës.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

Sigal Prishtina ka njoftuar se trajneri turk është larguar nga klubi për arsye personale.

“Faleminderit Ekrem Memnun. Sigal Prishtina dhe Kryetrajneri Ekrem Memnun kanë ndarë rrugët. Memnun iu bashkangjit projektit të klubit në gusht të këtij viti me ftesë  për të përkrahur miqtë e tij në Prishtinë, mirëpo për arsye personale iu desh të largohej nga klubi. Ne, KB Sigal Prishtina duke qenë të njoftuar për arsyen e largimit e përkrahim vendimin e tij dhe i urojmë gjitha të mirat në jetën profesionale dhe personale”

“Ekremi erdhi si mik i klubit dhe po largohet si nje mik i madh i klubit. Deri në vendimin e radhës, ekipi do të drejtohet nga Bilge dhe Rashica”, thuhet në njoftimin zyrtar të Sigal Prishtinës./Demokracia.com/

Të ngjashme