Lajme
Sibel Halimi kandidate e LDK-së për kryetare të Ferizajt
Demokracia
21:55 | 28 Korrik 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Sibel Halimin, si kandidate për kryetare të Ferizajt.

Kjo u bë e ditur nga dega e LDK-së në këtë qytet.

Dega e LDK-së në Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur para pak çastesh, pas një diskutimi të frytshem e me procedurë demokratike, unanimisht vendosi që për Kryetare të Komunës së Ferizaj, të kandidoj zonjën Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Në njoftimin e kësaj dege thuhet se është nder për qytetarët që kjo parti po e kandidon një femër.

“Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve. Është nder e respekt për ferizajasit që për herë të parë në zgjedhje lokale për Kryetare të Komunës, ndonjë parti kandidon një femër”.

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025