ShowBiz
Sia vjen me albumin e saj të tretë: Bashkëpunime me Dua Lipa dhe David Guetta
Demokracia
15:30 | 17 Shkurt 2021

Share:

“Music – Songs from And Inspired ByThe Motion Picture” është albumi i tretë i këngëtares australiane, Sia.

Albumi i këngëtares përmban shumë bashkëpunime, duke nisur nga ato me Dua Lipën e deri tek David Guetta.

Në të janë përfshirë, këngët më të suksesshme si “Together”, “Courage to Change” “Save my life” ”Hey Boy” dhe “Floating Through Space”.

Albumi prej 14 këngësh të frymëzuara nga filmi “Music” që shënon dhe debutimin e parë të këngëtares si regjisore, ka dhe interpretimet e këngëtares në piano me temë nga vetë filmi.

Sia ka publikuar së fundmi dhe këngën “Floating through the space” në bashkëpunim me David Guetta. Bashkëpunimi më i suksesshëm i tyre është hiti “Let’s Love” i parë nga më shumë se 130 milionë njerëz dhe hiti i tjetër i pluri vlerësuar me çmimet platin “Titanium”.

Filmi “Music” me regji nga Sia ka marrë dy nominime në Golden Globe në kategorinë “Filmi më i mirë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme