Lajme
Si u votua në mbledhjen e KQZ-së ku nuk u certifikuan listat e VV-së, AAK-së dhe Nismës?
Demokracia
20:54 | 22 Janar 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk ka certifikuar listat e Vetëvendosjes, AAK-së, dhe Nismës, pas nuk kanë marrë votat e mjaftueshme e që janë gjithsej 8.

Të trija këto parti kanë pasur në listat e tyre kandidatë për deputetë, të cilët kanë pasur problem me ligjin dhe vepra penale të konfirmuara në tri vitet e fundit, raporton Demokracia.com

Sidoqoftë, asnjëra prej tyre nuk ka zëvendësuar emrat e kandidatëve, që kur u bë publike se janë 47 prej tyre në secilën listë, rreth dy ditë më parë.

Më poshtë, lexoni se si ka shkuar votimi:

Pesë anëtarë kanë votuar për certifikimin e listës së VV-së, tetë kanë abstenuar,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj.

Nisma në anën tjetër, ka kërkuar që të certifikohet subjekti me të gjithë kandidatët e saj në listë, por anëtarët e tjerë të KQZ-së kanë dalë kundër./Demokracia.com

Të ngjashme