Lajme
Si u trajtua 11-vjeçarja nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë?
Demokracia
22:43 | 03 Shtator 2022

Share:

Zëri që thërriste ishte i fuqishëm. Përmes protestës qytetarë të shumtë dënuan aktin që tronditi vendin fundjavën e kaluar.

Pikërisht, me arsyetimin se nuk u ofrua trajtim i duhur institucional për rastin e 11-vjeçarës dorëheqje nga pozita dhanë ish drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ish drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të MiturveAli Gashi.

Një javë me pas, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku deklaron se janë duke u ofruar të gjitha shërbimet sociale për të miturën e dhunuar seksualisht.

Veç tjerash, ai thekson se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë 10 raste të dhunimeve seksuale në kryeqytet.

Përveç dhunimeve seksuale, rritje kanë shënuar edhe rastet e dhunës në familje.

Mujku njofton se këtë vit janë shtuar për 22% rastet e tilla.

Drejtori i kësaj qendre thekson se është e nevojshme që të ketë numër më të madh të stafit, për shkak të numrit të madh të rasteve që trajtojnë.

Të ngjashme