Intervista
Si u bë pjesë e Marinës Amerikane, kosovari Jon Matjani rrëfen për Demokracia.com
Demokracia
20:05 | 05 Qershor 2021

Share:

Jon Matjani është diplomuar në Houston dhe tashmë do të ushtrojë detyrën e tij si officer në Marinën Amerikane, njëkohësisht edhe inxhinier i Marinës.

Matjani në një intervistë për Demokracia.com, ka rrëfyer se si u bë pjesë e Marinës Amerikane, derisa tregoi së do të dëshironte që këtë profesion në të ardhmen ta ushtronte edhe në trojet shqiptare, përkatësisht në Shqipëri, nëse kjo e fundi do të këtë një akademi të Marinës.

Ai thotë e ka përcjellur edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, derisa shton se Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ajo çka ndodhi gjatë luftës në Kosovë ishin një shtytje për të drejt këtij profesioni.

Matjani tregon së për tu bërë pjesë e Marinës Amerikane, nuk ishte një rrugë e lehtë, por që vullneti dhe dëshira për këtë profesion, të cilin e kishte ëndërr që në moshë të vogël, e shtynë që të punoj fort për të arritur këtu ku është tani.

Ëndrra e tij është që në të ardhmen të jetë një shef i inxhinier i Marinës, por pse jo edhe që, atë që e mësoi në Amerikë, tua përcjell edhe gjeneratave të ardhshme në trojet Shqiptare.

Matjani ka lindur në Miami të Floridas, pasi kishte përfunduar klasën e 4-të ai ishte thyer në Kosovë, ku edhe kishte bërë një vit shkollim, në vendlindjen e prindërve të tij, më pas familja e tij serish kishte shkuar në Amerikë, për tu vendosur në Houston të Teksasit, ku edhe e kishte kryer shkollën

Ai kishte kryer 4 vite shkollim për të marrë titullin inxhinier i Marinës, pastaj kishte bërë edhe trajnime në anije në Oqean, ku edhe kishte mësuar pjesën praktike të një marinari, që pastaj kishte rezultuar me marrjen e një licence.

Intervista e plotë: 

Intervistë e Jon Matjanit për Demokracia.com. Kosovari tregon se si u bë pjesë e Marinës Amerikane.

Intervistë e Jon Matjanit për Demokracia.com. Kosovari tregon se si u bë pjesë e Marinës Amerikane.Ndiqeni nga ora 19:00.

Posted by Demokracia on Saturday, June 5, 2021

Të ngjashme