Lajme
Si u arrit te dorëheqja e Lulzim Bashës
Demokracia
20:19 | 21 Mars 2022

Share:

Dorëheqja e Lulzim Bashës, ka sjellë zhvillime të forta në arenën politike shqiptare, duke i dhënë një kthesë të madhe zhvillimeve që pritet të ndodhin në ditët e ardhshme.

Si u arrit deri te dorëheqja e Lulzim Bashës?

Menjëherë pas zgjedhjeve të 6 marsit, të gjithë ata që i kishin dalë në krah Bashës ditën që mori vendimin për të pezulluar fillimisht nga të gjitha funksionet brenda PD Sali Berishën, deri tek përjashtimi i tij, i dolën kundër dhe kërkuan largimin e tij nga kreu i PD, duke i faturuar dështimin në zgjedhjet lokale.

E para që artikuloi dhe kërkoi largimin e Lulzim Bashës ishte nënkryetarja Grida Duma, e cila e mbështeti deklaratën e saj edhe me një akt dorëheqjeje.

Ndërkohë që të njëjtin veprim si Duma bëri edhe nënkryetari tjetër i parisë, Agron Gjekmarkaj, i cili dha dorëheqjen nga posti që mbante.

Pas Dumës dhe Gjekmarjkajt dorëheqja e Bashës u kërkua edhe nga dy nënkryetarët e tjerë Tabaku dhe Alibeaj, di dhe nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, të cilat u pasuan edhe me kërkesat e vazhdueshme të deputetëve të tjerë, por dhe krerëve të degëve.

Lulzim Basha zhvilloi disa mbledhje nga ku kërkonte kohë të bënte publik vendimin e tij, gjë që e bëri mbrëmjen e së hënës më 21 Mars.

Ja çfarë deklaronte 11 ditë para dorëheqjes së Bashës kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj:

“Ndoqa me vëmendje të gjithë diskutimet nisur që nga dy zv. Kryetaret Tabaku dhe Alibeaj dhe të gjithë janë në kohezion duke thënë që ju duhet të bëni një hap pas. Ndërsa ju z. Basha keni deklaruar disa here që jeni në dispozicion të PD për një zgjidhje. Të jesh në dispozicion të PD për zgjidhje do të thotë që ju duhet të jepni dorëheqjen sot dhe do argumentoj pse: keni 9 vite që drejtoni opozitën. Në 2017 mbas daljes së rezultatit të zgjedhjeve ishte normale të jepnit dorëheqjen.

Por nisur nga argumenta të abuzimeve të qeverisë trupa politike e PDSh-së ju mbështeti. Po kështu, mbas 25 Prillit te 2021 me daljen e rezultatit dobët ishte normale dorëheqja juaj. Përsëri nisur nga të dhënat e sakta dhe evidencat e unifikimit te shtetit me pushtetin dhe masakrës zgjedhore trupa politike e PD përsëri ju mbështeti. Por ne 6 Mars, qartazi u prodhua evidence qe alternativa e lidershipit tuaj refuzohet nga elektorati i djathte dhe ai gri. Kjo alternative qartazi u mund edhe nga fotorja, një levizje disa mujore drejtuar nga një kryetar non-grada.

Si kudo në perëndim mbas humbjes që në ditën e parë të daljes së rezultatit japin dorëheqjen. Pra, jepni dorëheqjen sot dhe ky është hapi i parë drejt zgjidhjes. Mbas disa ditësh mblidhet grupi parlamentar për të nominuar me votim një grup që negocion me kolegët që janë tek foltorja. Ky grup negociator duhet ta ketë të qartë se Berisha nuk është zgjidhje per dy arsye bazë: 1) opozita e 2025 nuk mund te shkojë ne zgjedhje me një kryetar non-grada. 2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidence qe qartazi na mundi ne po po qartazi u mund nga Edi Rama. Procesi do jete i gjate dhe i vështirë por e vetmja rruge shpresëdhënës

Të ngjashme