Lifestyle
Si t’i trajtoni aknet e shkaktuara nga mbajtja e maskës
Demokracia
14:16 | 10 Mars 2021

Share:

Maskne është termi i ri me të cilin po i referohen akneve që po krijohen nga përdorimi i maskave për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid-19.

Sado e pastër të jetë lëkura juaj, mbajtja e maskës çdo ditë do të irritojë lëkurën duke shkaktuar akne, shkruan Demokracia.com.

Disa nga arsyet që shkaktojnë aknet rreth gojës janë: moslarja rregullisht e maskës, larja e maskave me detergjentë që përmbajnë aromë dhe shkaktojnë alergji, meteriali i maskës, dhe koheëgjatësia e mbajtjes së maskës.

Për të shmangur krijimin e akneve mos përdorni maska me materiale sintetike por mundoheni të përdorni maska të pambukut.

Nëse përdorni maska vetëm për një përdorim, hidhni ato në mbeturina pas një dite. Ndërsa nëse përdorni maskë që pastrohet, pastrojeni atë çdo ditë pas përdorimit.

Për të larguar aknet e shkaktuara nga maska, konsultohuni me një dermatolog ose përdorni ndonjë krem. Ne ju rekomandojmë të përdorni serumin niacinamide të markës Ordinary. /
Demokracia.com/

Të ngjashme