Lifestyle
Si t’i mbroni flokët nga dielli
Demokracia
21:29 | 25 Korrik 2021

Share:

Dielli kërcënon jo vetëm lëkurën por gjithashtu dhe flokët. Prandaj është e nevojshme të tregoni kujdesin e duhur sidomos gjatë verës. Rrezet e diellit i thajnë flokët, dobësojnë dhe për pasojë humbin shkëlqimin e tyre.

Si funksionon vaji kundër diellit për flokët

Krijon një barrierë mbrojtëse rreth flokëve duke i mbrojtur ndaj rrezeve të dëmshme. Antioksidantët si dhe filtrat që gjenden në produkt i mbrojnë ato nga oksidimi dhe plakja e parakohshme.

Aplikoni një vaj mbrojtës përpara ekspozimit në diell, sidomos në pjesën e majave të flokut. Një “aleat” i mirë është dhe vaji i kokosit, pasi ushqen dhe mbron flokët nga rrezet e diellit. Gjithashtu, vaji i arganit rekomandohet pasi iu jep flokëve më shumë shkëlqim.

Të ngjashme