Lifestyle
Si t’i lani xhinset pa i dëmtuar – këshillat e ekspertit për jetëgjatësi dhe pamjen e duhur
Demokracia
16:47 | 24 Maj 2025

Share:

Xhinset janë një nga pjesët më të dashura të veshjeve tona – praktike, të qëndrueshme dhe gjithmonë në modë. Por pikërisht për këtë arsye, mënyra si i lajmë ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetëgjatësinë dhe pamjen perfekte

Disa zgjedhin rrobalarësen, të tjerë i lajnë me dorë, ndërsa ka edhe nga ata që preferojnë pastrimin kimik. Por a është ndonjëra nga këto mënyra me të vërtetë e duhura?

Kur gjejmë një palë xhinse që na rrinë si të qepura për ne, duam t’i mbajmë sa më gjatë – pa u zbehur, pa u shtrirë apo dëmtuar.

Robert Schaefer, themelues i “Schaeffer’s Garment Hotel”, një prej prodhuesve më të njohur të xhinseve në SHBA, ndan disa truqe dhe këshilla profesionale që mund të bëjnë diferencën mes xhinseve që zgjasin muaj… dhe atyre që zgjasin vite, transmeton Telegrafi.

1. Para larjes, xhinset ktheni mbrapsht dhe zgjidhni programin më të butë në rrobalarësen tuaj

Lani në ujë të nxehtë me sodë të butë për rroba, sipas mundësisë të lëngshme! Schaefer këshillon që ndaj xhinseve të sillemi si ndaj bebes – sapun i butë dhe ujë i nxehtë!

2. Rrini në afërsi të rrobalarëses në mënyrë që të ndërprisni centrifugën!

Centrifuga le të punojë vetëm një minutë, pastaj ndaleni programin dhe nxirrni xhinset. Centrifuga shpëlan ngjyrën dhe mund të ndodhë deformimi dhe shtrembërimi i tegelave.

3. Varni dhe lini të thahen, por jo në tërësi!

Xhinset duhet të jenë 90% të thara. Në atë moment ato do të tkurren dhe do të kthehen në formën e mëparshme. Është shumë me rëndësi që xhinset të mos i lani shpesh dhe assesi të mos i thani në makinë të tharjes së rrobave!

Të ngjashme