COVID-19KosovaSot:331Të gjitha:284,013|Bota 589,655,224
Lifestyle
Si të shpëtoni nga lëkura ‘luleshtrydhe’ pas depilimit
Demokracia
19:46 | 06 Korrik 2022

Share:

Lëkura “luleshtrydhe” është kombinimi i yndyrës, baktereve dhe i qelizave të vdekura në lëkurë, duke krijuar atë pamjen e pakëndshme tek këmbët apo kudo ku jeni depiluar.

E dimë që doni të shpëtoni prej tyre, sidomos gjatë verës, prandaj është fiks koha për të mësuar ca sekrete.

1. Hidratoni vazhdimisht lëkurën

Duke përdorur krem hidratues çdo ditë ju e zbusni lëkurën dhe përmirësoni teksturën e saj duke parandaluar pikat e zeza që shfaqen kryesisht pas depilimit.

2. Depilohuni në drejtimin e qimeve tuaja

Duke u depiluar në drejtimin e rritjes së tyre do të shmangni acarimin dhe mbi të gjitha s’do t’ju duhet të depiloheni dhe aq shpesh me brisk. Duke u depiluar në drejtim jo të kundërt me qimet do të parandaloni dhe trajtoni më shpejt qimet që rriten brenda lëkurës.

3. Përdorni akull

Kjo metoda është goxha familjare për ju, duke qenë se me shumë shanse e keni përdorur akullin pas një lëndimi. Pasi të keni përfunduar me depilimin, mirë është të vendosni kompresa me ujë të ftohtë, ose akull për pak minuta në atë zonë. Do ta qetësojë lëkurën dhe gjithashtu do reduktojë skuqjen e saj pas depilimit.

4. Miks me sodë buke

Soda e bukës ka shumë përfitime, duke nisur nga kuzhina e deri tek eksfolimi i lëkurës. Përbërësit anti-bakterialë ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura dhe pastrojnë poret.

Thjesht përzieni gjysmë filxhani tërshërë, 3 lugë sodë buke, 2 lugë mjaltë. Më pas, aplikojeni në këmbë dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të freskët dhe voila!

5. Eshtë më mirë të përdorni dyll!

Lëkura luleshtrydhe s’është dhe aq familjare me dyllin, prandaj nëse doni të shpëtoni përfundimisht prej saj, ndërroni metodë. Depiloheni më rrallë dhe mbi të gjitha nuk ka më qime nën lëkurë!

Të ngjashme