Lifestyle
​Si të ruajmë një stil të shëndetshëm jete
Demokracia
16:58 | 20 Tetor 2022

Share:

Edhe pse mund t’ju duket e vështirë, por me pak përpjekje do t’ia dilni mbanë të zgjidhni një dietë të shëndetshme. Gjëja e parë që duhet të bëni është të shtoni sasinë e frutave dhe të perimeve të freskëta. Konsumoni drithëra, arra, fara, mish pa dhjamë, pasi të gjitha këto ushqime do t’ju ndihmojnë në funksionimin e shëndetshëm të sistemit tretës.

Mundohuni të gatuani në shtëpi dhe kur hani në restorant zgjidhni ushqime me produkte të freskëta. Uluni dhe shijoni vaktin pa parë celularin apo televizorin. Dhe mos harroni, ne jemi çfarë hamë. Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm, duhet të ushqeheni shëndetshëm.

Jeta e ngarkuar na bën të kalojmë shumë orë jashtë shtëpisë, shpesh të ulur në tryezën e punës. Një nga hapat drejt të qenit të shëndetshëm është që të jeni sa më aktivë. Nuk ka rëndësi aktiviteti që zgjidhni. Ajo që ka rëndësi është se kur përdorni trupin, tonifikoni muskujt. Aktiviteti fizik është shumë i nevojshëm.

Trupi ynë funksionon sipas ritmit ditë-natë. Jemi krijuar për të qenë aktivë gjatë ditës dhe në gjumë gjatë natës. Por shpesh kemi tendencën të punojmë gjatë dhe të flemë pak. Mungesa e gjumit na pengon të bëjmë një stil të shëndetshëm jetese, shton rrezikun e problemeve kronike me shëndetin dhe dëmton shumë trupin e mendjen. Ndaj flini mjaftueshëm, 7 deri në 8 orë në natë. Është thelbësore t’i kushtoni vëmendje higjienës së gjumit. Për shembull, asnjëherë nuk duhet të hani shumë para se të shkoni për të fjetur. Shmangni celularin ose televizorin, pasi kjo gjë mund “të zgjojë” qelizat dhe ju largon nga gjumi. Dhe mbi të gjitha, siguroni që në dhomë të mos jetë shumë nxehtë dhe që ajri të mos jetë shumë i thatë.

Të ngjashme