Lifestyle
Si të pijmë alkool gjatë festave pa përfunduar me dhimbje koke
Demokracia
14:23 | 27 Dhjetor 2021

Share:

Nata e ndërrimit të viteve është mbrëmja kur shoqëruar nga ushqimet e shijshme dhe hareja, pimë disa gota alkool më shumë se zakonisht. Por që ditën tjetër mos të na dhembë koka e ftuara e “Shije Shtëpie”, somelierja Entela Cenko thotë se gjithnjë duhet të fillojmë me pijet më të lehta duke shkuar drejt atyre më të rëndave.

Çelësi është të qëndrojmë të hidratuar vazhdimisht duke konsumuar ujë, si dhe duke zgjedhur ushqimet që përshtaten me pijet që konsumojmë.

Entela Cenko: Në fillim gjithmonë duhet të pish të bardhën, pastaj të kuqen, ose birrën më vonë sepse gradat alkoolike të birrës janë më të ulëta dhe duhet të vijmë nga gradat më të ulëta në më të larta.

Katerina Trungu: Nëse pimë birrë në fund?

Entela Cenko: Ah, pastaj kemi probleme. Indet dehidratohen, ka presion sepse truri ka arritur në nivelin më të lartë të alkoolit dhe nuk mund të bëjë ciklin e pastrimit me graddët më të ulëta.

Katerina Trungu: Uji dhe ushqimi i theksuam që janë shoqërueset për verën, por të nesërmen gotat kanë qenë ca si shumë, as uji, as ushqimi nuk ka bërë punë. Ka ndonjë lloj kure natyrale?

Entela Cenko: E mira është që në mëngjes të konsumojmë dy gota kos sepse kalon në një fermentim që bën shumë mirë për pastrimin. Uji është element që e shtoj dhe flas që duhet të pimë një gotë, por edhe një aciditet të ndihmuar që është limoni me një lugë mjaltë dhe pak kanellë ndihmon në hidratimin e të gjithë organeve. Është e studiuar.

Të ngjashme