Lajme
Si të kujdesemi për lulet Orkide
Demokracia
18:36 | 14 Mars 2021

Share:

Lulet e quajtura Orkide janë prej më të preferuarave për tu mbajtur në shtëpi, mirëpo në të njejtën kohë edhe prej luleve, për të cilat duhet të kemi kujdes të tepruar.

Edhepse orkidet nuk kërkojnë shumë ujë, këto lule duhet të mbahen në dhe me shumë lagështi, transmeton Demokracia.com

Kjo lule duhet të ujitet një herë javë dhe uji duhet të ketë temperaturën e ambientit për të evituar efektin e ndryshimit termik.

Pas ujitjes orkidea duhet të lihet të kullojë dhe vetëm pasi kullohet uji i tepërt, orkidea rikthehet në vazo.

Orkidea duhet të vendoset pranë një burimi drite, por jo direkt në dritën e diellit, në mënyrë që ajo të mos digjet.

Gjithashtu, orkidea nuk duhet të mbahet në ajër të ftohtë. Shmangni këndet e shtëpisë ku ka rryma ajri.

Në rast se orkides i kanë rënë të gjitha lulet, ajo nuk duhet hedhur. Me pak durim, orkidea mund të lulëzojë sërish./Demokracia.com

Të ngjashme