Diamantet janë miku më i mirë i një vajze, këndoi diva Marilyn Monroe në vitin 1949, e mbështjellë me një fustan prej sateni “fuchsia”, doreza të bardha dhe bizhuteri me shkëlqim. A është vërtet e mundur të transformoni unazën e fejesës, vathët, byzylykun apo choker-in në miqtë e stilit më të besuar? Përgjigja është po. Thjesht duhet të dini si t’i kombinoni bizhueritë me shkëlqim dhe t’i përfshini në veshjen tuaj të përditshme me klas dhe pa e tepruar.
Mund të mbani një aksesor çdo ditë që t’ju identifikojë, që mund të jetë një unazë, një gjerdan, një byzylyk. Sekreti për të mos gabuar është t’i nxirrni me një pamje serioze dhe duke i kombinuar me 2-3 detaje të tjera të pamjes si për shembull pjesa e sipërme e veshjes apo çanta.
Një tjetër sekret për të mos u dukur të tepruara me mbajtjen e diamantëve apo bizhuve të tjera me shkëlqim, shoqërojini ato me bizhuteri dhe aksesorë të tjerë më të thjeshtë.
Nëse dëshironi t’u jepni rëndësinë e duhur bizhuterive që shkëlqenë më shumë dhe të jenë ato që marrin gjithë vëmendjen, kombinojini me veshje në ngjyra neutrale. Ekspertët e modës këshillojnë gjithashtu të mbani edhe sete të disa bizhuterive me shkëlqim, pa frikën se do ta teproni.
Ndër çiftet e bizhuterive të preferuara, përzierja e diamanteve dhe arit të verdhë (ose metal i veshur me ar) është në trend për vitin 2022. Kombinimi i një gjerdan diamanti dhe një palë vathë ari ose anasjelltas, natyrisht, menjëherë tregon shumë stil.