Lifestyle
Si të bëni që pluhuri të ngjitet më pak në mobilie? Provoni një truk të lirë me tre përbërës
Demokracia
08:33 | 05 Maj 2025

Share:

Pluhuri është armiku i përjetshëm i një shtëpie të rregullt dhe sado shpesh ta fshini, ai vazhdon të kthehet

Megjithatë, një truk nga TikToku premton ta bëjë më të lehtë luftën tuaj me pluhurin dhe të zgjasë kohën mes pastrimeve.

Gjithçka që ju nevojitet janë tre përbërës të thjeshtë: kripë, ujë dhe rigjenerues për flokët.

Përzieni pak kripë në disa litra ujë, më pas shtoni një lugë çaji rigjenerues flokësh. Përziejini mirë derisa të gjitha të bashkohen.

Kur përzierja të jetë gati, njomni një leckë, shtrydheni mirë dhe fshijini raftet, komodinat, tavolinën e televizorit dhe sipërfaqet e tjera ku grumbullohet më shumë pluhuri.

Uji i kripur shpërndan papastërtitë më lehtë dhe zvogëlon mundësinë e ngjitjes së pluhurit në sipërfaqe, ndërsa rigjeneruesi i flokëve krijon një shtresë të hollë që parandalon kthimin e shpejtë të pluhurit.

Rezultati? Sipërfaqet qëndrojnë të pastra më gjatë se zakonisht dhe fshirja bëhet më pak e nevojshme.

Këshilla shtesë për pastrim efikas të pluhurit

▪ Përdorni lecka me mikrofibër në vend të leckave të zakonshme të pambukut – ato kapin më mirë grimcat e pluhurit.

▪ Shmangni leckat e thata, pasi ato vetëm shpërndajnë pluhurin në vend që ta heqin atë.

▪ Fshijeni rregullisht me fshesë korrenti, sepse pluhuri nga dyshemeja ngrihet lehtësisht në ajër dhe vendoset përsëri në mobilie.

Nëse jeni lodhur nga pastrimi i pluhurit çdo ditë, provoni këtë truk dhe lehtësoni punën tuaj.

Të ngjashme