Kuriozitete
Si ta shfrytëzoni verën në të mirë të karrierës dhe punës suaj
Demokracia
08:21 | 25 Qershor 2024

Share:

Verë do të thotë adrenalinë, plazh dhe pushime. Me pak fjalë, ditë më të gjata dhe me diell dhe normalisht, të gjithë e kanë mendjen te aventurat tipike të sezonit. Deri këtu jemi në rregull për të menduar se vera është një sezon i mirë për ta shfrytëzuar në avantazh të punës dhe zhvillimit në karrierë.

Ju mund ta keni një zgjidhje të zgjuar duke e shfrytëzuar me mençuri këtë sezon, si një shans për të ndryshuar karrierën dhe pse jo punën tuaj.

Nuk jeni i/e sigurt se ku të filloni? Ja pesë gjëra që mund të provoni:

#1 Rishikoni qëllimet tuaja

Edhe pse jemi gati në fund të gjysmës së vitit, asnjëherë nuk është vonë për të rishikuar objektivat që ndoshta i keni bërë që në janar. Krijoni disa plane afatshkurtra që mund t’i realizoni më shpejt ose ndryshoni qëllimet që ju bëjnë të jeni më të fokusuar.

#2 Rifreskoni CV-në dhe profilin në LinkedIn

Diçka për të cilën shumë prej nesh janë fajtorë është përditësimi i CV-së dhe LinkedIn-it vetëm kur të jemi gati të kërkojmë një punë të re. Disavantazhi është se ju harroni më lehtë gjërat që keni arritur, trajnimet apo seminaret ku mund të keni marrë pjesë para disa muajsh dhe kujtoheni vetëm kur doni të ndryshoni punën.

#3 Investoni në aftësinë profesionale

Merrni pjesë në aktivitetet e punës, në ngjarje që kanë lidhje me profesionet, mund të jetë një kurs, një trajnim, në varësi të qëllimeve që keni mund të përfshiheni në të tilla angazhime, edhe gjatë verës.

#4 Shtoni njohjet e reja

Vera është një sezon ideal jo vetëm për romancat e reja dhe njohjet në plazh! Ju mund të përfshiheni në grupet e punës në Facebook/WhatsApp, mund të bëni telefonata me kolegët apo bashkëpunëtorët, mund të dilni për një gotë gjatë fundjavave për të shtuar njohjet e reja. Këto njohje mund të jenë burim mundësish punësimi në të ardhmen.

#5 Shfrytëzoni kohën e lirë

Mos shkoni direkt në shtëpi pas pune, sepse fundja, është verë, ka ditë të gjata me diell dhe restorante e bare plot me njerëz. Përdoreni kohën e lirë për t’u takuar me njerëz, për të shkuar në palestër, për të ndjekur pasionet tuaja ku mund të takoni persona të rinj me të cilët keni interesa të përbashkëta për punën, projektet etj.

Të ngjashme