Lifestyle
Si ta përdorni vajin e livandës për flokë të mrekullueshëm
Demokracia
14:24 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Lavanda, e njohur edhe si livando me emrin botanik, Lavandula officinalis, është një bimë shumëvjeçare, e zonës së Mesdheut që rritet më së miri edhe në Shqipëri.

Një nga nënproduktet më të vyera të kësaj bime, është vaji esencial i lavandës, i zbuluar plot 2,500 vjet më parë. Ai është jo vetëm vaji më i lashtë esencial në botë, por edhe më i përdoruri.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se vaji esencial i lavandës ndihmon kundër pagjumësisë, dhimbjeve të lindjes, dhimbjeve të kokës pas pirjes së tepruar të alkoolit, bllokimeve të sinozitit dhe depresionit.

Lavanda është përdorur tradicionalisht prej shekujsh, pikërisht për shkak të këtyre efekteve qetësuese. Njerëzit që janë në kontakt me vajin esencial të lavandës për të paktën tre minuta, ndihen më të qetë.
Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm. Megjithatë vaji esencial i lavandës ka shumë përdorime të tjera që shkojnë përtej gjumit dhe qetësisë. Ky vaj mund të përdoret edhe për flokun, për rritjen, ushqyerjen dhe zbutjen e tij.

Të ngjashme